Për inat të Ronaldos, Reali tifo për armikun e madh..Atletikon!

Gazeta e njohur spanjolle “AS” shkruan se shumë lojtarë të Realit të Madridit bëjnë tifozllëk për rivalin më të madh qytetës, Atletikon, në duelin kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve (LK), sepse duan që Kristiano Ronaldo dhe “zonja e vjetër” të eliminohen nga LK-ja. Gazeta në fjalë që është e afërt më klubin e “Bernabeut”, shkruan se fitorja 2-0 e Atletikos kundër Juventusit ishte temë qëndrore diskutimesh në dhomën e zhveshjes së Realit edhe të nesërmen e ndeshjes. Futbollistët komentuan situatat e diskutueshme dhe gjestet e Ronaldos e të Simeones. Ata ishin unanimë se Atletiko e meritoi fitoren, por megjithatë pati ndarje mendimesh se cili ekip do ta vazhdojë më tej rrugën për në çerekfinale të LK-së.
Sidoqoftë, shumica e lojtarëve të Realit do që më tej të vazhdojë Atletiko, pavarësisht se ky ekip është rivali kryesor i tij në Madrid. “AS” vë në dukje se Reali konsideron se Juventusi është një nga favoritët kryesorë për titullin e LK-së, kështu që ai do që bardhezinjtë të eliminohen dhe kështu klubi “mbretëror” do të ketë më shumë shanse që ta mbrojë titullin e kampionit evropian. Reali, në fakt, nuk e nënvlerëson Atletikon, por konsideron se do ta ketë më te lehtë me rivalin e tij qytetës, të cilin ai e mundi kohët e fuindit 1-3 brenda në “Vanda Metropolitano”, sesa me Juventusin.
Futbollistët e Realit, gjithashtu, e duan eliminimin e Juventusit edhe për shkak të Ronaldos, sepse nëse Juventusi do të arrijë ta kalojë Atletikon, atëherë CR7-ta do të bëhet i papërmbajtshëm dhe do të jetë edhe më shumë i motivuar që t’i tregojë presidentit Florentino Perez se çfarë gabimi të madh ka bërë ai, duke dhënë “dritën e gjelbër” për largimin e tij (Ronaldos).
Sfidati.al