Pas ironisë së Murinjos, erdhën 4 gola turperues nga Liverpuli

Kishte thene speciali disa dite me parë se Liverpuli ka shpenzuar shume para dhe do ti duhet te dalë kampion për t’i justifikuar. Pas shuplakes ne fushe, Murinjo është shprehur i turpëruar nga humbja 4-1 e mbrëmshme nga Liverpooli. Edhe pse ishte vetëm një miqësore, në të cilën Xherdan Shaqiri shënoi një supergol në debutimin e tij.
Trajneri portugez ka thënë se ai nuk do të paguante ta shikonte një skuadër të tillë, duke shtuar se ka nevojë për më shumë transferime.
“Nuk do të shpenzoja para për ta parë këtë skuadër. Atmosfera ishte e mirë në stadium, por loja…”, ka thënë Murinjo pas ndeshjes.
“Unë kam nevojë edhe për dy transferime të tjera, pasi klubit i kam dhënë pesë emra tre muaj më parë”.
“Nëse mund t’i marr ata dy emra atëherë mirë, nëse jo, duhet të vazhdojmë, por nuk mund të luajmë me lojtarë të njëjtë gjatë gjithë sezonit”