Pas Barklit? Kristiano Ronaldo sportisti më i përgatitur evropian..

Këtë zgjedhje e bëri një grup, ku bëjnë pjesë dr.Majkëll Xhojner i klinikës Mejo, nënpresidenti i Akademisë Sportive të njohur të Floridës, IMG, Dejvid Hese, dr. Kristofer Lindstrom, specialist i qendrës EHOS, Roj Holms dhe trajneri i atletikës, Sju Falsone. Të lartpërmendurit vlerësuan se sportisti më i përgatitur për momentin në botë është mbrojtësi 22-vjeçar i ekipit të futbollit amerikan (regbi), “New York’s Gigants”, Sejkvon Barkli.
Dhe mënjeherë mbas Barklit vjen Kristiano Ronaldo që është 11 vite me i madh sesa ai. Në vend të tretë ëshë basketbollisti grek Janis Adsetokumpo, kurse në vend të katërt – tenisti serb Novak Gjokoviç. Në pesshëm e parë gjendet edhe Kevin Majer, dhjetëgarist francez.
Në konkurrimin për femra fitoi gjimnastja amerikane 21-vjeçare Simon Bejls, ndërsa mbas saj vijnë atletja kolumbiane Ibarguen, vrapuesja australiane e garave të gjata, Tia Kler Tumn. Në këtë grup, tenistja e njohur muskuloze amerikane, Serena Uiliams, zë vendin e 10-të, ndërsa skiatorja e famshme ameriane, Lindi Uon – të 20-tin.
Sfidanti.al