Paris SG i bën ofertë Alabës, por ylli i Bajernit ka një kusht

Rroga në një krah, por duket se futbollisti 28-vjeçar kërkon edhe diçka tjetër që t’i plotësohet. E përditshmja franceze “Lë Parizien” shkruan se Paris SG e mësoi këtë gjë kur i bëri ofertë David Alabës, që përfundon kontratën këtë verë me Bajernin. Mbrojtësi austriak e vendosi theksin tek pozicioni i tij në fushë. “Dua të luaj në një skuadër që të më garantojë që unë do të jem në mesfushë, jo në mbrojtje”, – mësohet se ka thënë ai. Nuk dihet nëse ky kusht ka qenë vërtet i rëndësishëm në vetvete, apo i vendosur nga Alaba për të shmangur PSG-në, sepse dëshira e tij e parë mbetet që të luajë në Spanjë. Alternativat spanjolle nuk janë të shumta, pasi Reali duhet të zgjidhë “lëmshin” me Sergio Ramosin, ndërsa Barcelona është nr krizë financiare. Alabën e duan edhe disa klube anglezë, dhe ai do të pranonte nëse për Spanjën nuk do të bëhej gjë. “Lë Parizien” zbulon se kjo ka qenë një nga pakënaqësitë e Alabës me Bajernin, sepse sipas tij iu premtua në 2016 se do të luante në mesfushë, por kjo nuk ndodhi, ndërsa Xhoshua Kimihut iu lejua një gjë e tillë.

Sfidanti.al