Parashikimi i Mateusit: Dortmundi më i miri, por Bajerni del kampion!

Si lojtar e ka provuar se çfarë do të thotë të fitosh titullin, madje edhe në Gjermani, edhe në Itali, veçse jo në këto kushte. Edhe një njeri me shumë përvojë dhe që e mban kokën shumë lart, është i emocionuar në prag të rifillimit të Bundesligës, për të cilën bën edhe një parashikim. Ish-kapiteni i Bajernit dhe i kombëtares së Gjermanisë, njëkohësisht kampion i botës, thekson se do të jetë një garë shumë e fortë, dhe se java e 34-ët do të jetë për infarkt.

“Në javën e 34-ët Bajerni do ta fitojë titullin e 8-të radhazi, në një finale për zemra të forta, – shprehet Mateus, – dhe do të dalë vetëm 1 pikë përpara Dortmundit. Për mua, BVB-ja do të jetë skuadra më e mirë e kësaj pjese të mbetur të sezonit. Kam shumë respekt për mënyrën sesi Hansi Fliku punon me skuadrën bavareze, për mënyrën sesi i ka marrëdhëniet me superyjet e Bajernit. Titulli do të jetë së pari për meritë të tij”.

Sfidanti.al