Paqe me Ronaldon, perlë e Dibalës, Sarri e Juvja bënë gjumë të ëmbël!

Ndoshta me të vërtetë mendon se nikotina nuk i bën keq për mushkëritë, por e ka shumë të qartë se golat dhe fitoret bëjnë shumë mirë për moralin dhe për ambientin. Mauricio Sarri dhe Juventusi i tij kaluan një natë të qetë pas fitores së merituar, dhe thuajse të domosdoshme në fushën e Bolonjës, në orët e vona të natës së të mërkurës. Një 11-metërsh i fituar me të drejtë nga De Ligt e kthyer në gol saktë këtë herë nga Kristiano Ronaldo, dhe një perlë e Paulo Dibalës në fund të pjesës së parë, bënë që Juventusi “ta nxirrte gomarin nga balta”, ku ishte futur pas humbjes së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit.

Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë në vend të parë edhe pas kësaj jave, ndërsa loja ishte e mirë, madje e tillë edhe pas pushimit, kur nuk u shënua më asnjë gol. Sarri bëri ndryshime me Bernardeskin në vend të Dagllas Kostës, apo me Rabionë në vend të Matyidisë, kjo besohet më shumë për freski fizike. Gjithsesi, këto kohë trajneri juventin është mësuar të marrë edhe lajme të këqija, dhe nuk flasim vetëm për finalet e humbura. Në krahun e majtë në prapavijë, e ka punën keq, sepse Aleks Sandro ishte i dëmtuar që më përpara, De Shilio u dëmtua në Bolonjë, dhe Danilo që e zëvendësoi u përjashtua me karton të kuq.

Sfidanti.al