Pa Mesin e Suarezin? Barcelona humb 79 gola në vit, plus asistet!

Nuk dihet sesi Ronald Kumani mund të bëjë ndonjë magji dhe ta ndryshojë tendencën, por duket e vështirë. Skuadra katalanase këta 5 vjet është mbajtur në këmbë, të paktën në fazën ofensive, nga dyshja e madhe që po largohet, Mesi-Suarez. Ata kanë shënuar kaq shumë dhe kanë shërbyer një numër të tillë asistësh, saqë duken të pazëvendësueshëm. Në total janë, në pesë vjet, 395 gola të tyre dhe 192 asiste. Mesatarja është 79 gola e 38.4 asistë në sezon. Mesi pati 44.4 gola në edicion plus 21.2 pasime goli, Suarezi arriti në 34.6 gola dhe 17.2 asiste. Kjo do të thotë 57 për qind të golave të shënuar nga Barcelona në kampionat, kanë pasur protagonistë Leon dhe Luisin, ose si pasues, ose si shënues.

Sfidanti.al