Pa Levandovskin e Mylerin? Fliku mendon se është mirë për Bajernin!

Si mund të ndihet një trajner kur i mungojnë shënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë i ekipit? Hansi Flik e sheh edhe në anën pozitive faktin që fundjavën e ardhshme në Bundesligë, Bajerni nuk do të ketë në dispozicion Robert Levandovskin dhe Tomas Mylerin. Të dy morën kartonë të verdhë në fitoren 4-2 në Leverkusen, ndërsa polaku ka shënuar 30 gola, e gjermani ka dhënë 20 asistë.

“Mendoj se është një ndryshim që mund të shihet si diçka e mirë, – u shpreh trajneri bavarez, – ne u bëmë pak si “të mërzitshëm” më fitoret radhazi, dhe me golat e shumtë të shënuar. Në vend të tyre, ndaj Gladbahut, do të jenë dy lojtarë të tjerë, ndërsa do të kemi mundësi t’i aktivizojmë 90 minuta ndaj Frankfurtit”. Bajerni luan të mërkurën në “Alianc Arena” kundër Ajntrahtit në gjysmëfinalen e Kupës, pra kërkon një “biletë” për në finale.

Sfidanti.al