Nuk mjaftojnë “nderet” në Superligë, tani llogarisni Erzenin!

Dinamo u ankua me zë të lartë se u vodh në Shijak. Klubi blu doli me deklaratë për gjykim skandaloz në ndeshjen e humbur ndaj Erzenit, dhe ata që ndjekin ndeshjet në Shqipëri bënë një vërejtje. Ata thanë se nuk mjaftojnë nderet që bëhen për ekipe të caktuar në Superligë, por ja tani kemi edhe shijakasit.

“Futbolli doli në plan të dytë”, tha Dinamo, por futbolli ka dalë shpesh herë në plan të dytë, siç ndodhi në 2010-ën kur vetë Dinamo humbi 8 ndeshje radhazi edhe pse ishte kampione, apo në 2010-2011 kur Skënderbeu fitoi titullin e parë përballë Flamurtarit.

Nëse në Europën normale, futbolli është si gjuetia dhe ku gjahtari preferon “mishin e vrarë”, në Shqipëri fitoret kërkohen si çakalli, pra pëlqehet “mishi i ngordhur”. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh vetëm në “majë”, por fillon që tek skuadrat e moshave, dhe përfundimi është që lojtarët nga Shqipëria nuk mund të hapin dyert e futbollit të madh europian.

Sfidanti.al