Një trajner anonim sfidon Ibrahimoviçin, ai s’ka vend tek ekipi im

Zllatan Ibrahimoviç është një nga lojtarët më të mirë në botë, ndërsa ai ka luajtur me Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSZH-në dhe Mançester Junajtidin, por, megjithatë, sikurse thekson trajneri i Ternanës, Sandro Poçeski, ai nuk do të luante dot me ekipin e tij!?

I pyetur nga një gazetar, nëse në ekipin e tij do të kishte vend për Ibrahimoviçin, Poçeski dha një përgjigje befasuese: “Zllatani do ta kishte të vështirë që të luante me neve, sepse lojtarët tanë, kur luajnë, e prekin topin maksimumi dy herë, tamam si Barcelona, kurse, kur Ibra e merr topin, ai nuk e lëshon më dhe sulet drejt portës. Pep Guardiola u përpoq që t’ia ndryshonte këtë mënyrë loje, por edhe ai nuk arriti”, tha trajneri i Ternanës.

Sfidanti.al