Një lojtar i Realit spiunon rastësisht “tradhëtinë” e radhës së  Nejmarit

Futbollisti i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, që luan si i huazuar me Flamengon dhe që, së shpejti, do të mbushë 18 vjeç, kur edhe duhet që t’i bashkohet ekipit të Zidanes, me një deklaratë të tij, në dukje naïve, ka “ndezur” rrejtet sociale. “Edhe vetë Zoti do që Nejmari dhe unë të luajmë bashkë te Reali i Madridit”, vuri në dukje Zhuniori që, sikurse thotë, është mik i afërt me Nejmarin.

Viniciuesi, në fakt, e ka vizituar shpesh futbollistin e famshëm brazilian të PSZH-së, ndërkohë që ai po merr veten në Brazil mbas operacionit në shputë. Më poshtë, po japim pjesën e intervistës që Zhuniori i ri i dha një gazete braziliane:

“Edhe vetë Zoti do që Nejmari dhe unë të luajmë bashkë te Reali i Madridit. Ky do të ishte një veprim i mrekullueshëm i klubit. Ëndrra ime është që të luajë me Nejmarin. Ai është idhulli im dhe do të jetë diçka e mrekullueshme që unë të luaj me të”.

Sfidanti.al