Nga spitali në fushat e blerta, Mihajloviç kthehet në stolin e Bolonjës

Bolonja konfirmoi mbrëmjen e së dielës, se trajneri Sinisa Mihajloviç kishte dalë nga spitali dhe do të ishte I pranishëm në ndeshjen kundër Veronës, për të ndjekur nga afër ekipin e tij. Trajneri 50 vjeçar kishte dale nga klinika për herë të parë pas gjashtë javesh, ku kishte zhvilluar disa seanca kimioterapie. Mihajloviç është diagnostifikuar me leuçemi para gjashtë javesh dhe do t’i nënshtrohet trajtimeve të tjera, por ka vazhduar ndërkohë ta stërvisë skuadrën nga distanca.

Kjo ishte  një lëvizje e rrezikshme, pasi kimioterapia e dobëson shumë sistemin imunitar, por raporti i fundit thoshte  se mjekët e tij kanë punuar shumë dhe i kanë siguruar stafin e Bolonjës që tekniku është ende në gjendje, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është normale.