Nejmar duket i nxehur që FIFA zgjodhi Levandovskin, CR7 e Mesin!

Superylli brazilian i PSG-së nuk do të jetë kandidat për të fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të botës për vitin 2020 nga FIFA. Kjo, pasi organizata drejtuese botërore shpalli finalistët e saj që janë Robert Levandovski, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Edhe pse fituesi mund të thuhet me zë të lartë që tani, pra që do të jetë Levandovski, pakënaqësia e Nejmarit është e dukshme. Numri 10 i Brazilit hodhi dy mesazhe në rrjetet sociale, që ishin mesazhe të koduara. “Meqënëse tenisi nuk funksionoi, kalova tek basketbolli”, shkruhej në të parin. Më pas, erdhi tjetri: “e lashë basketbollin dhe tani jam “gejmër” (gamer – lojtar i lojrave kompjuterike)”. Edhe ish-kapiteni i Paris SG, Tiago Silva (sot tek Çelsi) shprehu pakënaqësinë e tij, por për diçka tjetër, atë që në formacionin e vitit nuk ka asnjë lojtar të PSG-së! “Nejmari duket se po luante në finalet e NBA-së”, – shkruajti braziliani.

Sfidanti.al