Në Vlorë, kur zhgënjen Flamurtari, ka vallëzim “leninist” për çunat e ..Dajës

Spektakli , siç do të thonin me humor vlonjatët, ka ikur në adresë të panjohur. Vetëm kurluajnë, se kur flasin është mes tyre , me një stil pikant dhe shpues. Ndërsa mesfushori Batha qorton shokët e ekipit se futbolli që të çon në Europë nuk luhet me kandar të prishur, i fortë me ekipet e mëdha dhe zbythje me të vegjëlit, shefi Sinan Idrizi lëshon një batutë që shkon edhe më lart se dija e futbollistëve: “ Flamurtari po luan një lojë leniniste pasi hedh dy hapa para, bën një hap prapa..” Pas ndeshjes me Luftëtarin, nga ku doli një barazim pa lavdi, të gjithë në kampin vlonjat kanë kuptuar se ajo që ndodhi ishte si një përgënjeshtrim të asaj që kishin menduar në lojën në letër..
Gjatë javës, po të besoje ëndërrat që shikonin çunat e Flamurtarit, ndeshja me gjirokastritët dukej si një dasmë golash, ku trimat e trajnerit Daja kishin pronetuar golat sipas oreksit. Por në fushë ishte krejt ndryshe, aq sa thuhej me romuze se ekipi nuk di të kërcejë dy herë me radhë të njëjtën valle. Batha e ka thënë më popullore, kurse shef Idrizi ka përdoruar një batutë, ku jo të gjithë futbollistët kishin valë në antenat e tyre. Aq sa dikush nga çunat, kishte rënë dashuri me dëgjimin e parë të skemës “leniniste”, sa nuk e mbajti dot zbulimin : “ Në Superligë nuk është keq që të bësh dy hapa para dhe një pas, sepse të tjerë para nesh, kanë gjetur Europën me këtë ritëm”
Sfidanti.al