Në horizont skandal: UEFA ka manipuluar shortin në favor të Realit?

Pa u shuar pasionet lidhur me aferën “Football Leaks” që noxri në dritë shumë parregullsira e mashtrime në futbollin evropian, tani në qendër të vëmendjes është vënë Reali i Madridit. Siç dihet, të hënën e kaluar, në Nion (Zvicër) u hodh shorti për 1/8-tën e finaleve të Ligës sënKampioneve (LK) që e vendosi Realin përballë Ajaksit të Amsterdamit, gjë që në fakt, të paktën në letër, është një short favorizues për klubin madridas, pasi shorti mund ta kishte vendosur atë përballë ekipeve më të fortë.
Gazetari i mediumit ESPN të Uruguait, Horhe Ramos, ka bërë një akuzë të rëndë, duke pretenduar shorti për 1/8-tën e finaleve të LK-së është manipuluar me porosi të presidentit të Realit, Florentino Perez. Gazetari i mësipërm thotë se ka mësuar nga një “burim i brendshëm” te Reali se presidenti Perez pesë ditë para hedhjes së shortit ka ushtruar presion mbi krerët e UEFA-s që ata “ta rregullojnë” që shorti ta vendosë Realin përballë Ajaksit!
Sidoqoftë, Horhe Ramosi nuk jep prova bindëse për këtë pretendim dhe tani duhet të pritet, nëse ky pretendim i tij do të mjaftojë që të fillojë ndonjë hetim përkatës.
Sfidanti.al