Në Angli thonë “Bad Boy” Granit Xhaka, rekordmen i kartonëve!

Kush është lojtari europian me më shumë kartonë të kuq këtë sezon? Granit Xhaka me 3. Kush është lojtari europian me më shumë kartonë të kuq në dy sezonet e fundit, deri tani? Sërish Granit Xhaka, me 5 të tillë. Përgjigja e pyetjes është gjithmonë shqiptari i Zvicrës, një gjaknxehtë sipas gjuhës shqipe, dhe kokënxehtë (hothead) sipas anglishtes. Mesfushori 24-vjeçar mori kartonin e radhës pasditen e djeshme në fitoren e vështirë të Arsenalit ndaj Bërnlit, dhe tani ka lënë pas “të këqinjtë” e tjerë si Gabriel Paleta, Kelvin Malkit apo Sergi Gomez.

Ka edhe më për Granitin, pasi vëllai i Taulant Xhakës ka marrë 9 kartonë të kuq në 3 sezonet e fundit, përfshi edhe përjashtimin që pati për Zvicrën ndaj Portugalisë. Trajneri Arsen Venger (që, gjithsesi, nuk po e jep shembullin personal), thekson se “shqetësohem disi për disiplinën e Granitit, pasi duhet ta kontrollojë veten më shumë”. “Ai dëshiron të jetë gjithnjë fitues dhe konkurrues, por disa herë duhet të kesh më shumë disiplinë, pasi kjo është pjesë e profesionit”. Venger habitet sesi Xhaka, një djalë krejt i qetë në jetën normale, transformohet në fushën e lojës.xhaka karton i kuq1