Ndëshkim apokaliptik për Italinë,  mbetet pa Botëror, por me lotët e Bufonit

Gianluigi Buffon ka kërkuar falje për mos kualifikimin e Italisë në Kupën e Botës

Portieri legjendar, Gianluigi Buffon me lot në sy ka folur pas barazimit 0:0 me Suedinë, çka i la ata jashtë Kupës së Botës.

Ai thotë se i vjen keq që kjo ishte ndeshja e tij e fundit e karrieres ka patur një fund që do të jetë si tmerr pa fund.

“Më vjen keq që ndeshja e fundit e imja zyrtare me Italinë ishte për tu larguar nga  Kupa e Botës”, tha pas ndeshjes Buffon me lot në sy.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se Italinë po e lë në duar të sigurta të Donnarummas dhe Perin.