Murinjo nis të bëjë llogaritë pas dënimit të Ibrahimoviçit!

Tri ndeshje pezullim për futbollistin kryesor të skuadrës nuk janë gjë e vogël. Padyshim, rëndon edhe tek një ekip me shumë emër dhe me mjaft alternativa si Mançester Junajtid. Zhoze Murinjo nisi menjëherë të bënte llogaritë pasi mori vesh se Federata Angleze e dënoi Zllatan Ibrahimoviçin me plot 3 takime përjashtim nga fusha e lojës. Trajneri i “djajve të kuq” e ka sidomos hallin tek përballja në fushën e Çelsit për Kupën e Anglisë në 13 mars, aty ku skuadra e tij u shkatërrua 0-4 në ndeshjen e kampionatit.

Mungesa e Ibrës në “Stemford Brixh” do të jetë një minus i madh, sidomos për faktin se Junajtid sot nuk ka asnjë lojtar me klasin dhe personalitetin e suedezit. i vetmi që mund ta luajë rolin e tij është kapiteni Uejn Runi, dhe Zhoze menjëherë mori masat duke e lënë anglezin jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Europës, nesër në Rusi ndaj Rostovit. Ibra do të mungojë edhe në ndeshjet e kampionatit, në fushën e Midëllsbrout dhe në “Old Traford” kundër Uest Bromit.

Suedezi pranoi se e kishte goditur me dashje me bërryl lojtarin e Bornmuthit, Tajron Mings, por deklaroi se kjo kishte ndodhur si reagim pasi Mings e kishte shkelur në kokë. Junajtid nuk e apeloi dënimin, ndërsa Bornmuthi pritet ta bëjë, pasi Ming besohet se do të dënohet me më shumë se 3 ndeshje.

Sfidanti.alibra goditja ne koke