Murinjo-Çelsi 1-0, 85 milionë euro bashkojnë Lukakun me Junajtidin!

Zhoze Murinjo ia mori në kthesë Antonio Kontes dhe klubit të tij të vjetër të Çelsit duke siguruar shërbimet e sulmuesit të kërkuar, Romelu Lukaku. Belgu i Evertonit, ish-lojtar i Çelsit me Murinjon, dukej se do të kthehej në “Stemford Brixh”, në një trasferim që thuhej se do të shkonte në 100 milionë stërlina (mbi 110 milionë euro).

Lukaku, krejt ndryshe, do të veshë fanelën e Mançester Junajtidit, ndërsa mediat raportojnë se shuma që do të paguhet për kartonin e tij shkon në 75 milionë stërlina, ose rreth 86 milionë euro. Një “pazar” i mirë për Murinjon, por duhet theksuar se ky lëshim i Evertonit u bë për një arsye tjeër.

Junajtid ra dakord që Uejn Runi të kthehej tek skuadra e tij e parë, madje hoqi dorë nga shifra prej 10 milionë stërlinash që kërkonte nga kartoni i tij. Nëse i mbledh këto shuma, arrihet tek 97 milionë eurot, pra shumë pranë standardit të ri të yjeve europianë prej 100 milionësh.

Sfidanti.al