A mund ta përmbysë rezultatin Siti në Mançester? Xherardi i “eleminon”

Ish-futbollistët e njohur anglezë, tani opinionistë, Stiven Xherard, Frenk Lampard dhe Rio Ferdinand, ishin të ftuar të legjendës tjetër të futbollit anglez, Geri Lineker, në emisionin standard sportiv “Bi-Ti Sport” kushtuar ndeshjeve të Champions-it dhe, duke qenë se Liverpuli arriti një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Mançester Sitit, në plan të parë doli legjendari Stivi Xhi (Xherardi) që ka luajtur me Liverpulin.

Pavarësisht se Liverpuli arriti një fitore të thellë (3-0), anketa e një kanali televiziv të njohur britanik bëri një anketë që solli rezultate të papritura, madje 42 për qind të anketuarve konsiderojnë se Mançester Siti do ta përmbysë rezultatin në “Etihad” dhe do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions-it. Por, duke iu përgjur kësaj ankete, Xherardi ishte i prerë dhe kategorik:

“Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë përmbysje. Kam mendimin se Liverpuli është aq në gjendje sa ta çojë deri në fund punën e nisur në ndeshjen e dytë, por, sidoqoftë, ai duhet të tregojë një respekt të madh ndaj Sitit, duke qenë se lojtarët e tij mund të krijojnë shumë shanse”, vuri në dukje Xherardi që u mbështet edhe nga Lampardi dhe Rio.

Sfidanti.al