“Mrekullia e dytë në akull”, Gjermania mund Kanadanë në Olimpiadë

Mbërriti në finale pasi realizoi atë që pa asnjë dyshim do të quhet “mrekullia e dytë në akull”. Skuadra kombëtare e Gjermanisë e hokejit në akull, shkaktoi të papriturën më të madhe në shumë e shumë vjet, duke eleminuar të plotfuqishmen Kanada. Gjermanët ia dolën 4-3 në Lojrat Olimpike Dimërore në Korenë Jugut dhe do të luajnë për herë të parë në histori, një ndeshje për medaljen e artë.

Gjermania kishte dalë një herë e treta, medalje bronzi, në 1932, ndërsa herët e fundit kishte renditjet në vendet e 9-të, 8-të, 10-të dhe 11-të, duke mos qenë fare në Olimpiadë në 2014. Kjo nuk e pengoi që të fitonte në çerekfinale ndaj Suedisë kampione e botës, ndërsa tani ka përpara pengesën e fundit, veçse tepër të madhe, Rusinë.

Rusia do të cilësohet favorite, por as ajo nuk ka fituar ndonjë medalje ari, pra titull olimpik. Paraardhës i saj ishte Bashkimi Sovjetik që doli 7 herë kampion olimpik në vetëm 9 Olimpiada ku mori pjesë. i vetmi shtet që ka më shumë medalje është Kanadaja, me 9 të arta, por me pjesëmarrje në të gjitha Lojrat Olimpike që nga viti 1920.

Sa për të sqaruar “mrekullinë e dytë në akull”, “mrekullia e parë” u quajt finalja e Olimpiadës në 1980, kur SHBA triumfoi 4-3 ndaj superfavoritit, Bashkimit Sovjetit.

Sfidanti.al