Mos e thuaj Perez! Asnjë tjetër veç Juventusit nuk e kërkoi Ronaldon!

Njeriu nr.1 i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk u prononcua për një kohë të gjatë për shitjen e Kristiano Ronaldos nga Reali për te Juventusi, por tani, më në fund, vendosi që të flasë:
“Vendimin për largimin nga Reali Kristiano e mori vetë, kështu që neve nuk na mbeti asgjë tjetër, veçse të mendonim që të përfitonim sa më shumë nga shitja e tij. Ne morëm 100 milionë euro, aq sa paguam për të më 2009. Ky ishte transferimi më i madh në historinë e Realit, kur bëhët fjalë për shitje lojtarësh”, tha Perezi, duke shtuar se, në fakt, klubi “mbretëror” nuk mori asnjë ofertë tjetër, veçse nga Juventusi:
“Po të kishim patur oferta të tjera, çmimi do të mund të ishte më i lartë. Por, veç Juventusit, me të vërtetë, asnjë klub tjetër nuk tregoi interes që ta blinte Ronaldon”, dekaroi Perezi.
Sfidanti.al