Milan-Juve si një finale, stadiumi plot dhe 4.5 milionë euro nga biletat

U provua në derbin Inter-Milan, po provohet për së dyti. Stadiumi “San Siro” do të jetë 100 për qind i mbushur në përballjen mes Milanit dhe Juventusit, sot në orën 18:00 në Serinë A. Plot 78 328 tifozë do të jenë në tribuna dhe të ardhurat nga biletat mund të arrijnë deri në 4.6 milionë euro. Kjo, edhe pse Milani nuk është aspak aty ku mendohej të ishte.

Jo vetëm në “San Siro”, por e gjithë bota do ta ndjekë sfidën kryesore të Italisë, me një vëmendje prej Superbouli. Ndeshja do të transmetohet në 200 vende të rruzullit dhe 730 milionë telespektatorë llogariten të jenë përpara televizorit. Kjo, edhe për shkak të pronësisë kineze të Milanit. Në stadium do të jenë 250 gazetarë, 50 fotografë, dhe 300 punonjës teknikë të audios apo videos.

Sfidanti.al