Mesi i përgjakur nokautoi Realin dhe dha një mesazh në “Bernabeu”!

E gjakosën në fytyrë, e goditën me shkelma sa mundën, por në fund ishte ai që i hodhi nokaut. Lionel Mesi bëri edhe një herë që bota t’i përulej njëlloj sikur të ishte Zoti i këtij futbolli. Mediat botërore ishin në kor dhe nuk kishin faj. Televizioni amerikan “ESPN”  kujton menjëherë se ai është trashëgimtari i fronit të lënë bosh nga Diego Armando Maradona. Tabloidi britanik “San” (The Sun) komentoi se “Mesi konfirmoi veten si më i madhi futbollist i të gjitha kohëve, “Gardian” (The Guardian) e Londrës e përkufizoi se “Mesi e theri dragoin”.

“Skaj Sports” nënvizoi se prej golit të Mesit, Reali humbi për herë të parë një ndeshje në “Bernabeu”, pikërisht në sekondat e fundit. Kurrë nuk kishte ndodhur më herët. Media e madhe botërore i përdori pa kursim epitetet “Mesi magjik”, “Mesi fantastik”, duke spjeguar se numri 10 jo vetëm shënoi dy gola, jo vetëm nxorri Ramosin me karton të kuq, por edhe u bë “metronomi” i lojës së katalanasve, organizatori i skuadrës duke diktuar ritmin, duke fituar kohë me kombinimet me Iniestën dhe Busketsin.

“Deili Meil” (Daily Mail) nuk u lodh, por vendosi në anketë 11 analistë (kolumnistë, sipas britanikëve), me një pyetje të vetëm: Për kë do të paguanit që ta shikonit duke luajtur, Mesin apo Ronaldon? Nëntë ishin për yllin e Barcelonës dhe vetëm dy për atë të Realit. Shprehja më e përdorur ishte “poezi në lëvizje”. Siç thotë Sam Kaningem, “padyshim, Ronaldo është atleti më i madh i futbollit, është një fitues serial duke ushqyer aftësinë e tij me muskuj, agresivitet dhe vullnet të pathyeshëm, por Mesi bën që gjithçka që bën Ronaldo, veçse pa u lodhur aspak, thjesht duke veshur një xhaketë xhins, duke pirë duhan dhe me këmbët mbi tavolinë”.

Mediat spanjolle dhe europiane patën shumë tituj, por mbi të gjithë këtë: Mesi i përgjakur nokautoi Realin.

Sfidanti.almesi ronaldo bernabeu