Mesi flet për turpin e tij më të madh, gjeniu hap “kasafortën”

Të gjithë e dinë se Lionel Mesi ishte faktori kryesor që Argjentina u kualifikua për në Kupën e Botës së Rusisë 2018, duke qenë se, në ndeshjen vendimtare kundër Bolivisë, ai shënoi një tregolësh për gëzimin e madh të tifozëve të vendit të vet, një arritje kjo që merr rëndësi edhe më të madhe për të, duke e ditur se çfarë ka kaluar ai gjatë viteve të fundit, kur është fjala për ekipin përfaqësues. Mesi i bëri argjentinasit që t’i harrojnë të gjithë problemet dhe lojën e keqe në grupin e vet kualifikues me lojën e tij të shkëlqyer kundër Bolivisë, duke treguar, ndërkohë, se vendimi i tij për t’u larguar nga përfaqësuesja, mbas humbjes zhgënjyese në finalen e Kupës së Amerikës me Kilin, ndaj të cilit Argjentina humbi me penallti, ishte i nxituar dhe i marrë nën efektin e humbjes.

“Ai ishte një vendim që u mor me kokë të nxehtë, ndërsa unë isha shumë i zemëruar. Ndjeva një turp të madh në vetvete, kur thashë se dua që të kthehen në përfaqësuese. Më erdhi turp, sepse vendimi që kisha marrë për t’u larguar nga ajo, ishte i gabuar”, tha ai, gjatë një prononcimi në “Direkta Sports”.

Sfidanti.al