Mesi dhe Ronaldo shkëmbejnë respekt për njëri-tjetrin!

Futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi, shprehu konsideratën e tij për rivalin e tij më kryesor në fushën e futbollit, Kristiano Ronaldo. Të dy këta futbollistë janë të pazëvendësueshëm në ekipet e tyre dhe janë, prej një kohe të gjatë, futbollistët më të mirë në botë, kështu që mediumet i ndjekin me vëmendje të madhe këta dy futbollistë, kur ata shprehin konsiderata për njëri-tjetrin. Kristiano deklaroi, kohët e fundit, se ai, thjesht, përjeton kënaqësi, kur sheh Mesin, duke luajtur në fushë.

Kurse, tani, edhe Mesi ia ktheu respektin e tij në një intervistë që dha, dje, në ESPN. “Unë dhe Ronaldo përpiqemi që të japim, çdo vit, më të mirën që dimë të bëjmë. Ai është një lojtar fenomenal që zotëron shumë karakteristika. Ai ka arritur që të bëhet më i mirë, nga viti në vit, dhe kjo e bën atë një nga lojtarët më të mirë në botë”, vuri në dukje Mesi.

Sfidanti.al