Media italiane: Ronaldo e kuptoi se Seria A nuk është La Liga

Mediumet italiane e analizuan në hollësi debutimin e Kristiano Ronaldos në ndeshjen (3-2) e Juventusit me Kievon në Verona. “Një mirëseardhje e vështirë për lojtarin më të mirë në botë”, shkruante “Mesaggero”. “Kishte momente, kur ai ndjehej i zhgënjyer nga goditjet e dështuara në drejtim të portës”, thanë gazetarët italianë. “Ai ishte futbollisti më i motiviuar, kur Juventusit i iku kontrolli i ndeshjes nga duart”, vinte në dukje gazeta “Corriero dello Sport”, duke shtuar se “edhe ai e vetë e kuptoi se përse është më e vështirë të luash në Itali sesa në Spanjë”, duke aluduar për mbrojtjen e fortë të njohur italiane.
“Ronaldo luajti mirë, por atij do t’i duhet disa kohë që të përshtatet”, vinte në dukje “La Republika”.
Sfidanti.al