“Më prit Ajaks”, Mançester Junajtid pranë finales në Ligën e Europës

Mjaftoi një gol i Markus Rashfordit që Mançester Junajtid të zgjidhte në favor të tij ndeshjen shumë të ndërlikuar në fushën e Seltës për Ligën e Europës. Anglezët fituan 1-0 dhe hodhën hapin e parë, mjaft të rëndësishëm drejt finales. Sulmuesi i ri bëri për një moment të harrohej Zllatan Ibrahimoviç me golin që shënoi nga goditja e dënimit, në minutën e 67-të dhe skuadra e fortë spanjolle u thye.

Përballja ishte e fortë në Vigo, me vendasit që humbën rast të artë me anë të Daniel Vasit, nga vetëm 8 metra larg portës së De Geas. Junajtid krijoi rrezikshmëri me anë të Rashfordit, Xhesi Lingardit dhe Henrik Mkitarianit, por edhe Selta ushtroi presion, veçse pa rezultat. Skuadra e Zhoze Murinjos luajti më mirë në pjesën e parë, ndërsa vuajti më shumë pas pushimit, veçse tani është favorite për të shkuar në finale. Një ditë më parë, Ajaksi mundi 4-1 Lionin në Amsterdam, duke qenë edhe holandezët pretendentë të mëdhenj për trofeun, që të kualifikon sezonin e ardhshëm në Champions.

Sfidanti.alrashford selta2