Me Insinjen dhe Sarrin, ky Napoli mund të arrijë dhe Maradonën!

Duket si një herezi e rëndë, por tifozët napolitanë duan ta pranojnë mëkatin. Më mirë kështu dhe fitues sesa duke parë çdo ditë fotografitë e “Zotit të Futbollit” të vitit 1987 apo 1990. Skuadra e sotme mund t’ua realizojë ëndrrën më shumë se çerek shekullore. Me Lorenco Insinjen në fushë dhe Mauricio Sarrin në stol, gjithçka mund të ndodhë, dhe pas 8 ndeshjeve të para të sezonit në Serinë A, Napoli është në krye me 5 pikë më shumë sesa kampionia Juventus.

Është hera e parë që napolitanët fitojnë të dyja ndeshjet në kryeqytet, ndaj Lacios dhe Romës, nuk kishte ndodhur që kur ishte krijuar Seria A, pra duhet të ketë një domethënie. Suksesi në “Olimpiko” ishte sërish i merituar, edhe pse Roma luftoi fort.

Në këtë festë, edhe Elseid Hysaj, që mund të shpallet kampion në një ligë kaq të madhe sa ajo e Italisë. Mbrojtësi i kombëtares ishte titullar dhe luajti deri në fund, në një ekip shumë autoritar, ashtu siç nuk ka qenë askush në Itali me përkashtim të Juventusit në 6 apo 7 vitet e fundit. Ndoshta ky është sezoni i mbarë.

Sfidanti.al