Mbape, mos u bë shakaxhi, Reali i Madridit nuk bën qoka !

Ylli më i madh i ri momental i futbollit, Kilian Mbape i PSZH-së, është i pari në “listën e dëshirave” të trajnerit të ri-të vjetër të Realit të Madridit, Zinedin Zidane, dhe media shkruan se klubi “mbretëror” është gati të paguajë shumën rekord 280 milionë euro që të sigurojë shërbimet e supertalentit francez. Po ashtu, thuhet se Reali po përpiqet ta tundojë Mbapen, duke i ofruar atij një pagesë shumë të madhe.
Media shkruan se Zidane dhe Mbape kanë kontaktuar tanimë dhe se disa gjëra edhe janë rakorduar që Kiliani të vijë në Madrid, por me këtë rast vihet në dukje se futbollisti i ri francez ka vënë një kusht qesharak që të vijë në “Santiago Bernabe”.
Superylli i ri francez do që Zidane të blejë edhe Uiliam Saliba (18 vjeç) që luan me Sent Etienin dhe është shok i ngushtë i Mbapes. Në fakt, edhe Saliba në Francë e konsiderojnë si një ndër futbollistët më të mirë të moshës së vet dhe ai kushton “vetëm” tre milionë euro, kështu që Reali nuk do ta ketë të vështirë që ta blejë edhe atë si “shtojcë” të Mbapes.
Sfidanti.al