Marash Kumbulla në mes Juventusit dhe Interit, derbi për shqiptarin!

Interesimi nga Torino dihej që më parë, por zërat tani po dalin edhe nga Milano. Marash Kumbulla, 19-vjeçari i kombëtares shqiptare, është një nga emrat e rinj më të kërkuar në Itali dhe për të mund të përplasen gjigandët Juventus e Inter. Një “Derbi i Italisë” i mundshëm për mbrojtësin e qendrës që luan për Veronën, dhe që është vlerësuar lart këtë sezon.

“La Gazeta delo Sport” informon se drejtues të Interit kanë biseduar me veronezët dhe se është përmendur emri i Kumbullës. Verona, natyrisht, do të presë dhe do të shikojë se cili klub do të japë shifrën më të lartë për mbrojtësin e ri, ndërsa shpreson të përfitojë deri në 10 apo 12 milionë euro. Kumbulla, ndërkaq, pritet të kthehet titullar që në ndeshjen e kësaj jave të Serisë A ndaj Torinos.

Sfidanti.al