Mançester Junajtid nuk harron; 60 vjet nga tragjedia e Mynihut

6 shkurt 1958 është një datë e mallkuar për Mançester Junajtid. Përpara 60 vieteve, kjo skuadër si dhe e gjithë bota sportive përjetoi tragjedinë më të madhe atë të aeroportit të Mynihut, një ngjarje që ka ende gjurmë të forta tek të gjithë në Mancchester. 23 ishte numri i viktimave të tragjedisë ajrore nga të cilët 8 ishin futbollistë, 3 anëtarë të stafit, 8 gazetarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit të avionit. 60 vjet kanë kaluar që nga humbja e jetëve të Xhef Bent, Edi kolman, Mark Xhons, David Peg, Tomi Tejlor, Liam Uelan dhe Dankan Eduards që janë cilësuar edhe si ‘Lulet e Mançesterit’ dhe që tashmë janë kthyer në simbolet e përjetshme të një skuadre të re dhe fitueset e ndër më të mirat në histori.

E quajtur ndryshe edhe si ‘Busby Babes’ (Vogëlushët e Basbit), pasi në atë kohë Mançester Junajtid drejtohej nga trajneri Met Basbi, skuadra angleze në 6 shkurt të 1958 kur ndodhi tragjedia ishte duke u kthyer pas ndeshjes së zhvilluar në Beograd me Crvena Zvezdën e mbyllur 3-3 dhe që i dha mundësinë Mançesterit të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Kampioneve. Avioni bëri një ndalesë në Mynih pasi i duhej të furnizohej me karburant. Dy herë tentoi avioni të ngrihej, dhe në të dyja rastet dështoi. Në tentativën e tretë, avionit iu desh të përshkojë një pistë të mbuluar nga bora e balta, një tentativë që në fund rezultoi fatale për të rinjtë e Mançester Junajtid që u vënë viktima të kësaj tragjedie të madhe.

sfidanti.al