Man. Junajtid e Shahtjori kalonë në çerekfinalet e Ligës së Europës!

Numri i shikuesve ishte zero në të dy stadiumet, por ai i golave plot gjashtë. Mançester Junajtidi e Shahtjori i Donjeckut u kualifikuan për në çerekfinale të Ligës së Europës, duke u konfirmuar si dy prej skuadrave më shumë pretendente për trofeun. “Djajtë e kuq” morën kritika nga mediat pas fitores 2-1 ndaj LASK-ut të Lincit në “Old Traford”, por çfarë pritej tjetër pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë në Austri? Xhesi Lingard dhe Antoni Marsial përmbysën rezultatin për anglezët, ndërsa Vizinger kishte kaluar miqtë në epërsi në 55′.

Më “rrumbullake” fitorja e ukrainasve (që i përkasin Republikës së shpallur nga vetvetja të Donjeckut). Edhe pse patën përballë një ekip të fortë gjerman si Volfsburgun, ata treguan përvojë duke fituar 3-0, pas suksesit 2-1 në Gjermani. Moraesh në 89′ dhe 90’+3 si dhe Solomon në 90’+1 ishin autorët e golave. Junajtid ndeshet me FC Kopenhagenin, ndërsa Shahtjori pret fituesen e çiftit Frankfurt-Bazel.

Sfidanti.al