Magji apo procedurë e zakonshme?: “Old Traffordi” spërkatet me lëng qepe?!

Të dielën, Mançester Junajtjdi do të luajë një ndeshje derbi të rëndësishme kundër Liverpulit në kuadrin e Premier Ligës dhe ndërkohë ndodhi diçka që tifozëve iu duk e pazakontë: fusha e “Old Traffordit” u spërkat me lëngë qepe, gjë që, në fakt, sikurse doli me vonë, është bërë edhe herë të tjera dhe ka si synim që të eliminojë insektët parazitë që dëmtojnë barin e fushës.
Kështu që nuk bëhet fjalë për asnjë lloj magjie para ndeshjes derbi, sikurse mendoj dikush, sepse sa më sipër është një procedurë standarde që bëhet edhe në fusha të stadiumeve të tjerë të klubeve të Premier Ligës.
I vetmi problem është se brenda stadiumit ndjehet era e qepës, por pritet që deri të dielën, kur të zhvillohet ndeshjes mes Junajtidit dhe Liverpulit, kjo erë e keqe do të avullojë.
Sfidanti.al