Luiza Gega në javë medaljesh, e artë në mitingun e Stambollit

Atletja shqiptare Luiza Gega ka arritur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, duke marrë këtë rradhë medalje ari në mitingun ndërkombëtar të Stambollit, në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65. Me këtë kohë të vendosur, përveç medaljes së artë, Luiza Gega vendos edhe rekord kombëtar. Në këtë miting, atletja shqiptare la pas në vendin e tretë, kampionen në fuqi të Europës në dy disiplina, në 5000 metra dhe në 10000 metra.

Ndërkohë, ditën e martë, në mitingun europian të zhvilluar në Çeki, Gega u rendit e dyta në 1500 metra për salla të mbyllura. Prej mëse dy muajsh, Luiza Gega ka qëndruar në Kenia, për t’u përgatitur për këto aktivitete dhe për Kampionatin Europian.