Loja me komplotet: shef Duka zbulon (pa emra) armiq kundër Panuçit

Ylli i madh i futbollit që luan në tribunë, presidenti Duka lodroi me yllin e vogël, Agën, në intervistën e fundit, duke lënë shijen e një loje bilardo, ku godet njërin që e ka besnik, për të futur në gropë të tjerët që nuk i binden.Tamam në intervistën e fundit, mu në konakun e sigurisë së lartë, në Super Sport, presidenti Duka i veshi një antiplumb Panuçit , duke dëshmuar se populli i futbollit flet për ato gjëra , të cilat do t’i përmbysë ai vetë. “Është krijuar një opinion nga Ylli me shokë, sikur Panuçi thirri një skuadër tjetër në Zvicër për ndeshjet miqësore dhe la jashtë disa futbollistë…”. Kjo frazë e shefit kushedi sa orgazëm servile ka provokuar tek ata që ndezin lojën sikur sulmojnë me zjarr Panuçin, kur e dine me sy mbyllur, se i fundit do të shfaqet presidenti-aktor qw nw fillim interpreton zjarrvënësin, pastaj si “engjëll” shfaqet duke fikur zjarrin…
Ku ka më bukur se të dëgjosh nga goja e marifetçiut gjenial të futbollit të 16 viteve se kjo që ndodhi këto kohë me Panuçin , nuk ishte gjë tjetër veçse një sulm i orkestruar..qëllimkeq. Pse nuk i thotë me emra i madhi i fronit… orkestruesit e puçit” ndaj Panuçit ? Ndofta ka frikë se i trazohen disa emra që janë në ekipin e tij, të cilët jetojnë më skemën klasike për të hedhur disa ide kundra ndaj trajnerit , që do të shërbenin si “assist” kur të shfaqet engjëlli mbrojtës në ekran. Komplot kundër Panuçit, sepse nuk kanë ç’ti bëjnë “Babuçit” ! Atij që nuk e quan komplot kur i bën dhuratë Shqipërisë një trajner debutues, me paterica profesionale, nga ata që kur i shohim në stolin e Shqipërsië, ashtu si në kohën e holandezit Han, na duket sikur na ndihmojnë më shumë sikur të futen në fushë si lojtarë..
Sfidanti.al