Liga e Europës, Xhaka në fushë, Shkëndija ende shpreson

Taulant Xhaka hyri në lojë në minutën e 66-të, por kjo ishte një shenjë më tepër se mesfushori i kombëtares shqiptare po kthehet vendosmërisht në fushë. Futbollisti kuqezi (në foto, në stol gjatë takimit) ka pasur dëmtim, dhe ndërsa luajti në ndeshjen e Kupës së Zvicrës, iu dhanë edhe disa minuta më shumë në Ligën e Europës, në takimin tepër të vështirë në Zvicër ndaj Apollonit të Limasolit, fituar 3-2. Riki Van Volfsvinkel shënoi dy gola, ndërsa titullar ishte Albian Ajeti, që luajti 67 minuta.

Në Ligën e Europës pati edhe shqiptarë të tjerë, dhe konkretisht kampionët e Maqedonisë, ata të Shkëndisë së Tetovës. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani pësuan humbje në Norvegji, në fushën e Rozenborgut të fortë, me shifrat 1-3, por gjithsesi shpresa mbetet, edhe pse jo shumë e madhe. Vendasit ishin të rrufeshëm duke shënuar në 11’ (Xhebali), në 15’ (Bentner) dhe në 44’ (Levi), por Stenjo Zhunior riktheu në konkurrim tetovarët me rrjetën në minutën e 76-të.

Sfidanti.al