Lehtësohet Ançeloti, Nojer e Myler janë gati për Realin!

Bajerni i Mynihut ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm ndëra afron sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndaj Realit. Dy prej “shtyllave” të bavarezëve, portieri Manuel Nojer dhe sulmuesi Tomas Myler, deklarohen të gatshëm nga ana shëndetësore për të luajtur. Nojer u rikthye në stërvitje dhe Myler nisi punën me topin në mënyrë të rregullt dhe Karlo Ançeloti mund t’i llogarisë për mesjavën e ardhshme.

Nojer bëri operacion në këmbë në 29 mars dhe nuk luajti në ndeshjet e Bundesligës deri tani. Myler, ndërkaq, nuk ka qenë ai i sezoneve të kaluara, por rëndësia e tij në skemat e Ançelotit është e madhe, ndaj lojtari cilësohet si ndër të domosdoshmit. Trajneri italian, gjithsesi, nuk bëri eksperimente, pasi aktivizoi lojtarë nga më të mirët në sfidën e kampionatit ndaj Dortmundit, pavarësisht se do të luhet ndaj Realit pak ditë më vonë.

Sfidanti.al