Legjenda Pirlo është “çirak” në stol, rrogë më pak se Alegri, Sarri e gjithë Juvja!

Kur luante futboll, ishte një nga më të mirët në botë. Vështirë të gjeje në kohë të tij mesfushor më të talentuar dhe me personalitet se Andrea Pirlo, por kur ndryshon “zanat”, gjërat vështirësohen. Juventusi bëri lëvizjen e papritur duke e caktuar trajner të ekipit, pas shkarkimit të Sarrit, por drejtuesit torinezë ishin me këmbë në tokë. i ofruan vetëm 1.8 milionë euro rrogë në vit, më pak se gjithë lojtarët, me përjashtim të tre prej tyre. Demiral (1.8 milionë), Bufon (1.5) dhe Pinsolio (0.3) janë të vetmit që paguhen më pak ose baraz me trajnerin e tyre. Në “malin” e rrogave vjetore prej 145.4 milionë eurosh, udhëheq Kristiano Ronaldo që fiton më shumë se 33 për qind të totalit, me 31 milionë euro. i dyti, De Ligt, është 23 milionë euro prapa, ndërsa legjendat Bonuçi e Kielini marrin shumë më pak sesa Higuaini, Pjaniçi, Dibala apo Ramsej. Duke u kthyer tek Pirlo, ai fiton shumë më pak se paraardhësi Sarri, që paguhej 5.5 milionë, ndërsa Maks Alegri fitonte 7.5 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al