La Liga e dytë në 9 vjet është vetëm 1 pikë larg për Realin!

Shqetësimi ishte i kotë që kjo ndeshje nuk u luajt atëherë kur ishte parashikuar në kalendar. Reali i Madridit shkoi shumë javë më vonë, pikërisht sonte, dhe triumfoi 4-1 në fushën e Seltës së Vigos, duke qenë tani vetëm 1 pikë larg fitimit të titullit kampion. Dy gola të Kristiano Ronaldos, një i Karim Benzemasë dhë një i Toni Krosit ishin shumë për një Seltë tepër të ngarkuar të këtij sezoni, të dëshpëruar pas eleminimit nga Liga e Europës, dhe përballë Realit më të mirë të mundshëm të sezonit.

Janë larg kohët kur Selta e eleminonte Madridin nga Kupa e Mbretit, edhe pse kjo ndodhi pikërisht pak muaj më parë, gjatë këtij sezoni. Reali shpallet kampion nëse merr edhe një pikë në ndeshjen që do të luhet në fushën e Malagës, ndonëse Ronaldo u shpreh pas takimit në Vigo se “ne do të shkojmë për të fituar”. Reali ka tani 90 pikë ndaj 87 të Barcelonës, me numër të barabartë ndeshjesh, ndërsa titulli do të ishte i dyti në 9 vitet e fundit.

Forma e portugezit është maksimale, dhe tifozët shpresojnë që ta ndihmojë Realin për të fituar edhe Championsin, kur në 3 qershor të ndeshet me Juventusin në stadiumin “Milenium” të Kardifit, në Uells.

Sfidanti.al