Ky Salihi, që hodhi bustin e diktaturës, si orakull..tërbon “demat”?

Paska thënë Hamdi Salihi se Kukësi mund të jetë ekipi kampion në fund të kampionatit. Kur e kanë dëgjuar tek Partizani, sa nuk kanë plasur, gati për t’ia mbyllur gojën sulmuesit shkodran. Dhe sa ironike është deklarata e tij, kur kujton veprën revolucionare të Salihit , atë që u pagëzua si monument i rebelimit, kur në ndeshjen finale të një viti më parë, Skënderbeu-Kukësi, Salihi grisi kartonin, atë që qelbej me erën e sistemit, të arbitrit Jorgji. Një gjest epik , i cili do të kujtohet si “gol ndaj diktaturës” për sulmuesin që zakonisht thuhej se kish lindur për gola, aspak për vepra të tjera. Por, ka diçka që nuk shkon. Hamdi Salihi, nuk qënka i frikshëm vetëm para portës, por edhe kur vendos të prishë tabunë e heshtjes . Dikur thuhej se ai është “mbret” i vetepërmbajtjes , kurse tani, nga Austria ku luan, na dërgon këtë “kartolinë” ne fundviti që tërbon edhe..demat !
Më e bukura , sa herë që dikush flet si orakull dhe parathotë fatin e titullit , frika më e madhe përmblidhet tek pyetja : nga e di Salihi fundin e filmit , apo njeh regjizorin. Pale kur thotë se do donte ta fitonte Kukësi ngaqë ka trajner shkodran Cungun dhe kjo mund ta qetësojë dhe ngushëllojë pak qytetin e tradhëtuar me dajre nga shkodranët e futbollit!
Sfidanti.al