Kush vuri bast se “ i merituari” Marselo nuk preket tek Reali

Madje as edhe yjet e mëdhënj të Realit të Madridit nuk mund të jenë të sigurt për vendin e tyre në formacion sezonin e ardhshëm. Media shkruan se më shumë se gjysma e lojtarëve të Realit të tanishëm të Madridit do të largohet në fund të sezonit dhe se Zidane do të ngrejë një ekip, ku do të mbizotërojnë kryesisht emra të rinj.
Sipas mediumeve spanjollë, në Realin e ri nuk do të jenë as ata futbollistë që konsiderohen si beniaminë të Zidanes: Kasemiro, Marselo, Modriç e Kros. Shumëkush thoshte se mbas ardhjes së Zidanes në krye të Realit, Marselo do ta kishte të sigurt vendin në formacionin e parë, por media shkruan se edhe ai ndodhet pranë derës së daljes së “Santiago Bernabeut”. Madje, sikurse thuhet, presidenti Florentinoi Perez i kë vënë edhe çmimin Marselos që së shpejti do të mbushë 31 vjeç – 60 milionë euro.
Marselo ka ardhur te Reali para 12 vitesh (2007) dhe ka luajtur me të në 48 ndeshje, duke shënuar 36 gola. Ai ëshë një nga lojtarët më të merituar që Reali i Madridit ka dalë tri herë radhazi kampion i Evropës.
Sfidanti.al