Kryengritje në Barcelonë për Mesin, ku është fshehur Bartomeu?!

Koha shëron shumëçka, por jo plagët më të rënda dhe në “Kamp Nou” është hapur një e tillë. Pas tensionit të madh mes klubit dhe Lionel Mesit, dhe pas protestës së parë të përkrahësve katalanas, këta të fundit zhvilluan një tjetër protestë edhe më të ashpër duke hyrë madje brenda kompleksit të stadiumit. Rojet e sigurisë ishin krejt të pafuqishëm përballë qindra tifozëve të zemëruar, që kërkonin qendrimin e Mesit dhe largimin e presidentit Bartomeu. Numri 1 i klubit nuk ka dalë në publik prej ditësh, që pas humbjes 2-8 me Bajernin në Champions, herë duke nxjerrë ndonjë vartës për ndonjë dalje para mediave, herë duke heshtur për fare. Gjithsesi, duket e vështirë që loja e tij “kukafshehti” me publikun të ketë sukses. Nëse do të arrihet deri tek largimi i Mesit, apo do të ketë përshkallëzim të konfliktit në klub, atëherë ky do të ishte fundi.

Sfidanti.al