Kryeministri Rama me Kelmendin, kampionia “provokon” me dy gishta

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet qysh dje në Prishtinë, për të festuar me shqiptarët e Kosovës Ditën e Pavarësisë, ka publikuar në rrjetin social, Facebook, një foto me kampionen e botws nw xhudo, Majlinda Kelmendi. “Foto e ditës” e quan Rama këtë moment me kampionen, por Majlinda duket se ia ka komplikuar pak situatën kryeministrit shqiptar.

Ajo ka ngritur lart dy gishta si demokratët, por kjo nuk e ka pritur aspak keq Rama, madje ka buzëqeshur. Por kaq wshtw dashur që poshtë fotos të bëheshin komentet, ku miq të kryeministrit në Facebook, i shkruajnë se sportistja e ka provokuar me këtë gjest.

Sfidanti.al