Kovidi godet sërish Sitin në prag të derbit me Junajtidin në Kupë!

Nuk mjafton fakti se do të kërkojë finalen në “gojë të ujkut”, por ka tronditje edhe nga koronavirusi. Mançester Siti ndodhet në një pozicion të vështirë në prag të gjysmëfinales së sotme përcaktuese të Kupës së Ligës, që do ta luajë në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit. Dy lojtarë dolën pozitivë me Kovid 19, plus një nga trajnerët, diçka që e bëri të ditur vetë klubi. Lojtarët që dolën pozitivë janë Skot Karson, Koul Palmer dhe një pjesëtar i stafit të Guardiolës. Më herët, “qytetarët” lajmëruan se u testuan pozitivë lojtarë të rëndësishëm si Gabriel Zhezus dhe Kajl Uolker, Erik Garsia si dhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit.

Sfidanti.al