Konte pret 3 përforcime, por në janar do të ketë plot gjashtë!

Stefano Sensi u kthye për fare pak minuta, por tashmë është pjesë e skuadrës. Dëmtimi kaloi dhe djaloshi i ri ishte në fushë që në ndeshjen e Serisë A ndaj Xhenoas për 19 minuta. Antonio Konte u kënaq pjesërisht, por me t’u kthyer në seancën stërvitore në Apiano Xhentile, trajneri i Interi e pati lumturinë thuajse të plotë. Në ekip ishin edhe të dëmtuarit e tjerë, si Aleksis Sançez dhe Barela. E vërtetë, që ata nuk ishin me grupin gjatë gjithë kohës, por vetëm përgjysmë, por derisa të vijnë ndeshjet e para në janar, me gjasë do të jenë gati.

Kjo e bën situatën më të pranueshme dhe më shpresëdhënëse, ndërsa Konte pret nga Marota edhe 2 apo 3 përforcime. Në “pole position” janë një mesfushor (Vidal) dhe një lojtar i krahut të majtë (Alonso i Çelsit), por po ashtu edhe një sulmues (ndoshta, Zhiru). Nëse gjithçka shkon mirë, Interi do të ketë mundësi më në fund të luftojë me “armë” më të barabarta me Juventusin për titullin kampion.

Sfidanti.al