Konte dhe Interi? Antonio nuk ndryshon, pra më mirë “lamtumirë”?!

Takimi i shumëpritur zhvillohet sot dhe presidenti i ri në moshë, Stiven Çan, nuk është nga ata që “i presin drutë shkurt”. Përkundrazi, kinezi ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe një ndërmjetës mes Antonio Kontes dhe Bepe Marotës, të cilët kanë krijuar një raport eksploziv mes tyre. Sot, presidenti do të përpiqet të bindë trajnerin që të vazhdojë tek Interi, dhe po ashtu që të ndryshojë disa gjëja, konkretisht të mos flasë në publik për gjëra të brendshme të klubit. Nuk dihet se çfarë do të thotë Konte, por është thuajse e sigurt se ai nuk është nga ata që ndryshojnë, pasi nuk ka as moshën për të ndryshuar natyrën e tij shpërthyese. Shfrimet publike ndaj klubit kanë qenë të paktën 3, pra është bërë rrugë, dhe ndoshta Interi nuk do të ketë zgjedhje tjetër ,por të pranojë ndarjen dhe t’i japë stolin Alegrit.

Sfidanti.al