Kombëtarja “gjysmagjel”, humb edhe Uzunin, Strakoshën dhe Mersinajn!

Qenka jo një “Oktoberfest”, por një tetor prej ferri. Ekipi përfaqësues shqiptar humbi edhe 3 lojtarë të tjerë për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit e Lituanisë, dhe këta janë Tomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj. Mëkat i madh për sulmuesin e Ferencvaroshin që po kalonte një formë shumë të mirë, dhe që kishte arritur fazën e grupeve në Champions. Strakosha ishte në dyshim që më parë, por ekzistonin shpresa se ndoshta mund të bëhej gati, ndërsa Mersinaj do të kthehet tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. Reja largon edhe sulmuesin e Shpresave, Bullari, ndërsa me ekipin është bashkuar Xhakomo Vrioni. Në skuadër ka mbërritur që ditën e djeshme portieri Etrit Berisha i cili pritet të jetë kapiten ndaj Kazakistanit në 11 tetor.

Sfidanti.al