Klopi thotë arsyen përse Liverpuli i të rinjve fiton në Champions!

Në një krah, nuk do ta respektojë dot konkurrimin siç duhet sepse mezi pret që t’i lerë pushim lojtarët e tij. Nga ana tjetër, Jurgen Klopi është i bindur se Liverpuli, edhe me futbollistë të rinj, do të luftojë për të fituar në duelin e Championsit ndaj Mitjulandit në Danimarkë. Në fushë pritet të jenë të rinjtë Lejton Klarkson dhe Xhejk Kain, që do të bëjnë debutimin, ndërsa krah tyre do të jenë Xhons, Uilliams apo të tjerë. “Ne do të shkojmë në Danimarkë për fitore, – thotë Klopi, – nga ana financiare është ndeshje e madhe, pasi fitorja vlen 3 milionë euro. Ne kemi probleme me dëmtimet, kemi humbur lojtarë të klasit më të lartë botëror, por një derë mbyllet, një tjetër hapet”.

Sfidanti.al