Klop: Liverpul, je përballë Sitit, rivalit më të vështirë të mundshëm!

Mançester Siti mund të jetë i turpëruar i momentit, por jo për Jurgen Klopin. Trajneri i Liverpulit ka hallin e ekipit të tij që duhet të përballojë shfrimin e zemërimit të të besuarve të Guardiolës pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. Gjermani i të kuqve është shumë i qartë në vlerësimin e tij për kundërshtarin e javës në Premier Ligë. “Nuk kam asnjë dyshim për cilësitë e Sitit, – tha ai, – ndoshta ka njerëz që dyshojnë, por jo unë. E respektoj plotësisht Pep Guardiolën si trajner dhe skuadrën e tij. Edhe pse u eleminuan nga Championsi, në pjesën e dytë në Monako, ekipi i Guardiolës luajti shkëlqyeshëm, dhe mund të kishin fituar, por duke qenë njerëz i humbën rastet që krijuan”.

“Për mua, Siti është skuadra më e vështirë për ta pasur përballë, – vazhdoi trajneri i Liverpulit, – nuk i dëgjoj shumë kritikat që i bëhen Pepit, por ju them se Siti luan futboll të vërtetë dhe nuk është e lehtë të mbrohesh ndaj tij. Guardiola pati sukses me Barcelonën dhe Bajernin, veçse në Angli është më e vështirë, pasi edhe Siti nuk ka epërsinë që kishin ekipet e tij në Spanjë dhe Gjermani”.

Sfidanti.al